Policia e Tiranës: Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka shtuar përpjekjet për të monitoruar rrugët dhe lagjet e ndryshme të kryeqytetit duke rritur kontrollet në terren.

Gjatë dy ditëve të fundit, qindra automjete dhe shtetas janë kontrolluar, ndërkohë që numri i masave administrative të vendosura ka tejkaluar shifrën 3 mijë.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Brenda 48 orëve të fundit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka thelluar kontrollet në disa nga akset kryesore rrugore dhe në një sërë zonash të kryeqytetit.

Forca e Posaçme Operacionale bashkë me ekipet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndërmarrë kontrolle të papritura, që synojnë identifikimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike dhe kapjen e individëve në kërkim. Gjithashtu, këto kontrolle janë përqendruar edhe te automjetet luksoze, të blinduara, me xhama të tej errësuar apo me modifikime që krijojnë zhurmë të tepërt.

Gjatë operacionit:

  • Janë verifikuar 131 automjete dhe 213 qytetarë;
  • Pesë individë dhe automjetet e tyre janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për sqarime shtesë;
  • Shtatë qytetarë janë arrestuar ose proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa patentë apo shkelje të rregullave të qarkullimit;
  • Janë vendosur 3012 masa administrative për shkelje të tilla si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tejkalim të shpejtësisë, përdorim të celularit gjatë vozitjes, mungesë të rripit të sigurimit, përdorim të xhamave të zinj, mosdhënie të përparësisë, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera të trafikut;
  • Janë bllokuar 34 mjete për shkelje të ndryshme dhe janë tërhequr 9 leje qarkullimi.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me synimin për të forcuar sigurinë publike dhe rrugore, për të frenuar paligjshmëritë dhe për të siguruar një ambient më të sigurt për gjithë banorët e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr i madh në Salaminë të Greqisë, dy viktima dhe disa të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu Salaminën të dielën pasdite ka përfunduar në tragjedi, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy personave në zonën e Peristerisë, pranë vendit ku dyshohet se ka nisur vatra e flakëve. Informacionet e para sugjerojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët mendohet se ndodheshin jashtë […]