Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm është regjistruar në Vukatanë, ku ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri është izoluar dhe shuar para se të merrte përmasa më të mëdha. Ndërkohë, personi që dyshohet se ka ndezur zjarrin është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, shërbimi zjarrfikës në Shkodër ka ndërhyrë në pesë vatra zjarri, në një periudhë kur temperaturat e larta shtojnë ndjeshëm rrezikun e përhapjes së flakëve.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta.

