Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dajçin për të promovuar një tjetër prej destinacioneve natyrore të qarkut të Shkodrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga zona dhe lumi Buna, duke vënë në fokus peizazhin natyror dhe hapësirat pranë lumit.
“Vetëm 18 kilometra larg Shkodrës ndodhet Dajçi”, shkruan kryeministri, duke e cilësuar zonën si një prej destinacioneve që ofron peizazhe dhe hapësira tërheqëse gjatë sezonit veror.
Dajçi shtrihet përgjatë Bunës dhe tërheq vizitorë për shkak të natyrës, ujërave të lumit dhe zonave të përshtatshme për të kaluar ditët e verës pranë tij.


