Vlorë/ Sherri mes dy shitësve të biletave degradon në plagosje me thikë në port, arrestohet autori

Publikuar me datë:

Një përplasje mes dy shitësve të biletave për anijet turistike në portin e Vlorës ka degjeneruar në dhunë, duke çuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë debatit, Edmond Gorishova ka qëlluar me thikë Dhimo Thominin.

Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin si autor të sulmit. I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Aktualisht, nuk ka të dhëna të tjera rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit apo detaje të hollësishme mbi shkaqet dhe rrethanat e konfliktit. Grupi hetimor është në punë për të sqaruar ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në...

Zjarr i madh në Salaminë të Greqisë, dy viktima dhe disa të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu Salaminën të dielën pasdite ka përfunduar në tragjedi, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy personave në zonën e Peristerisë, pranë vendit ku dyshohet se ka nisur vatra e flakëve. Informacionet e para sugjerojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët mendohet se ndodheshin jashtë […]