Fluks i lartë në Qafë Botë/ Radhë të gjata në kufi, mijëra qytetarë presin në vapën e gushtit

Publikuar me datë:

Fluks i lartë automjetesh dhe radhë të gjata janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafë Botës, duke sjellë pritje për qytetarët dhe turistët që lëvizin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mijëra udhëtarë po përballen me ngarkesën e shtuar në kufi, në një prej fundjavave të pikut të sezonit veror. Sipas të dhënave nga pika kufitare, vetëm në 24 orët e fundit rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë përmes Qafë Botës.

Fluksi është më i madh në hyrje të Shqipërisë, ndërsa radhë automjetesh janë raportuar në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar.

Në anën shqiptare janë në funksion katër sportele, ndërsa pala greke punon me vetëm dy sportele, duke e bërë më të vështirë përballimin e fluksit të lartë të udhëtarëve.

Situata përsëritet në ditët e ngarkuara të sezonit turistik, ndërsa qytetarët presin për përfundimin e kontrolleve kufitare dhe për të vijuar udhëtimin e tyre.

Autoritetet kufitare deklarojnë se po punojnë për menaxhimin e fluksit dhe për përshpejtimin e procedurave. Megjithatë, radhët në kufi mbeten një tjetër problem me të cilin përballen qytetarët gjatë sezonit të verës, në një kohë kur lëvizjet drejt dhe nga Greqia janë në nivele të larta.

Qafë Bota mbetet një nga pikat kryesore të lidhjes tokësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ngarkesa e shtuar e sezonit nxjerr në pah nevojën për menaxhim më efikas dhe kapacitete të përshtatura me fluksin e udhëtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related