Torres largohet nga Barcelona/ Kontratë me PSG për afro 50 mln euro 22

Publikuar me datë:

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ferran Torres te klubi francez.

Sipas Mundo Deportivo, PSG do të paguajë pak më pak se 50 milionë euro, shumë e cila nuk përfshin bonuse.

Marrëveshja është konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano, i cili ka dhënë sinjalin e tij të njohur “Here we go”.

Torres, 26 vjeç, ka rënë dakord me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare, ndërsa tashmë mbetet vetëm finalizimi i procedurave zyrtare mes dy klubeve.

Sulmuesi kishte munguar në stërvitjet e fundit të Barcelonës, pasi negociatat për transferimin e tij kishin hyrë në fazën përfundimtare. Ai kishte kërkuar leje për të mos marrë pjesë në seancat stërvitore, ndërsa priste përfundimin e marrëveshjes.

Barcelona dhe PSG kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale dhe po përgatisin dokumentacionin përkatës. Torres pritet të udhëtojë drejt Parisit për të kryer testet mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga euro te paundi, ja me sa blihen dhe shiten monedhat kryesore

Sot në tregun valutor shqiptar, dollari amerikan ka një...

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, përkeqësohet situata, rrezikohen banesat

Për të tretën ditë radhazi, flakët kanë përfshirë masivin...

Ronaldo shfaqet me një look të ri, pak ditë pas martesës

Cristiano Ronaldo ka befasuar ndjekësit me një pamje të re të flokëve, duke u shfaqur me një stil të ndryshëm pak ditë pas festimit të martesës me Georgina Rodriguez në një ceremoni private në Cascais, Portugali. Futbollisti i njohur portugez ka ndryshuar tërësisht stilin e tij të zakonshëm, duke adoptuar një prerje shumë të shkurtër […]