Romë/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve, shihni pamjet e frikshme

Publikuar me datë:

Një shpërthim i madh ka tronditur një fabrikë municionesh në afërsi të Romës, Itali, duke shkaktuar frikë te banorët lokalë. Pamjet e momentit kur ndodhi shpërthimi dhe zjarri janë filmuar nga dëshmitarë në zonë.

Incidenti u regjistrua pranë fabrikës “Simmel Difesa”, e cila është pjesë e grupit franko-gjerman KNDS Ammo Italy. Kjo kompani është e njohur për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm, detonatorëve dhe komponentëve për sisteme mbrojtëse. Sipas banorëve të zonës, “shpërthimi i fuqishëm” është dëgjuar duke ardhur nga perimetri i fabrikës.

Pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ekipe shpëtimi, ambulanca dhe helikopterë. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë menjëherë në zonë për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Aktualisht, nuk ka raportime për persona të plagosur. Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe nëse ka dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related