U vra nga shoku i fëmijërisë, familja e 21-vjeçarit me mesazh prekës: U largua padrejtësisht

Publikuar me datë:

Familja e Joan Zukos, 21-vjeçarit që u vra me armë zjarri në Korçë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë personat që u kanë qëndruar pranë në ditët e dhimbjes.

Përmes një mesazhi prekës, familjarët kanë falënderuar të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit, por edhe të gjithë ata që u kanë dërguar mesazhe ngushëllimi pas humbjes së të riut.

Familja shprehet se prania, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest mbështetjeje u kanë dhënë forcë në një prej momenteve më të vështira të jetës së tyre.

Sipas familjarëve, mbështetja e marrë ka treguar edhe një herë dashurinë dhe respektin që njerëzit kishin për Joanin dhe kujtimet që ai ka lënë pas.

“Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, thuhet në mesazhin e familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related