Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor “Çermë-Divjakë”, ku një 82-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia bëri me dije se i moshuari, me inicialet H. D., po udhëtonte me automjetin e tij kur papritur humbi kontrollin dhe automjeti është përplasur me një shtyllë.
Pasi pësoi dëmtime të rënda nga përplasja, drejtuesi u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Megjithatë, përpjekjet e stafit mjekësor nuk mjaftuan dhe ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po kryen verifikimet për dokumentimin e plotë të aksidentit, për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

