Një i vdekur/ Shpërthim në portin e Roterdamit, disa të lënduar

Publikuar me datë:

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur të enjten pas një shpërthimi në një kantier në portin e Roterdamit në Holandë, sipas mediave vendase.

Sipas raportimit të transmetuesit holandez NOS, shpërthimi u regjistrua pak pas mesditës në një kompani të vendosur në Moezelweg, në zonën e Europoort, që është pjesë e portit të Roterdamit.

Policia ka bërë të ditur se të paktën një person ka gjetur vdekjen, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Më herët gjatë ditës, operatori i rrjetit “Stedin” kishte raportuar se në të njëjtën zonë ishte shënuar një ndërprerje e energjisë, ndërkohë që një stacion transformatorësh ishte përfshirë përkohësisht nga flakët, të cilat dyshohet se ishin pasojë e një rritjeje të tensionit elektrik.

Ndërkohë, policia bëri të ditur se shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related