Koçeku: Pas fabrikës së çimentos në Krujë, 4-5 gurore të mëdha, zjarri nuk është rastësi

Publikuar me datë:

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar për zjarret në zonën pas fabrikës së çimentos në Krujë, duke ngritur dyshime për mënyrën se si po shfrytëzohet territori dhe duke e lidhur situatën me interesat ekonomike.

Në një status të saj, Koçeku shkruan se në këtë zonë ndodhen 4-5 gurore të mëdha dhe se gjatë ditëve të fundit ajo ka qenë një nga vatrat kryesore të zjarrit. Sipas saj, tre prej vatrave vijojnë të jenë aktive.

Koçeku ngre pyetjen nëse zjarret në zona të tilla mund të jenë të lidhura me interesa për shfrytëzimin e territorit, duke kujtuar edhe rastin e Pishë-Poros, ku zjarri zgjati për 10 ditë dhe dogji një sipërfaqe të konsiderueshme.

“Shpeshherë zjarri në Shqipëri ka qenë politik dhe mjet për me zaptu territore të reja”, shprehet Koçeku, duke pretenduar se djegia e territorit mund të krijojë më pas hapësirë për zhvillime dhe ndërhyrje që, sipas saj, në kushte normale nuk do të realizoheshin.

Deputetja kritikon gjithashtu mënyrën e administrimit të tokave dhe pyjeve, duke thënë se mungesa e një linje të qartë menaxhimi e kthen territorin në “tokë të askujt”, ku sipas saj prevalon interesi për përfitim ekonomik.

Në reagimin e saj, Koçeku e lidh këtë problem edhe me reformat territoriale dhe diskutimet për shkrirjen e disa bashkive të vogla. Sipas saj, centralizimi i kompetencave rrezikon të dobësojë lidhjen mes komuniteteve dhe territorit.

“Tu heq përgjegjësinë e përkatësinë me vendin, marrëdhëniet e komunitetit me territorin kthehen veç në marrëdhënie burokratike në letër”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Angli/ Treni del nga shinat, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Në afërsi të stacionit Lewes në East Sussex, Anglia...

Pentagoni: Sulmet amerikane në Jemen vranë 153 civilë

Një raport i Pentagonit i dorëzuar së fundmi Kongresit...

Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e...