Në qytetin e Krujës po shënohet një situatë alarmante, pasi zjarret kanë fituar intensitet dhe po avancojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. Përballë kërcënimit të menjëhershëm për jetën dhe pasurinë e banorëve, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme duke nisur evakuimin urgjent të lagjes “Abaze”.
Erërat e forta dhe bimësia e thatë kanë ndihmuar përhapjen e zjarrit, duke çuar flakët shumë pranë banesave.
Përballë këtij rreziku të madh, banorët e lagjes janë detyruar të largohen me shpejtësi dhe të braktisin shtëpitë e tyre.

