Banorët e disa zonave të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe do të përballen nesër me një ndërprerje të zgjatur të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE, furnizimi me energji do të ndërpritet më 11 gusht, nga ora 06:00 deri në 13:00, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes dhe remontit në linjën 35kV Koplik–Shkodra 3.
Ndërprerja do të prekë pjesërisht zonat Kirasi, Lopçejt, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër, Boriçi i Madh, Boriçi i Vogël, Grili, Gruemira, Rrash-Kullaj, Vorfa, Linaj, Lepuroshi dhe Kokpapaj.
OSHEE bën me dije se ndërhyrjet kanë për qëllim mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Në total, abonentët e këtyre zonave pritet të qëndrojnë pa energji për rreth 7 orë.

