“Po mungesën e ujit të pijshëm kush do ia tregojë?”/ Kritika ndaj Karakaçit për situatën katastrofike në Malësi të Madhe

Përveçse ministër i linjës, ai është edhe drejtues politik i PS-së në Qarkun e Shkodrës. Në rrjetet sociale, çdo ditë shohim pamje të bukura dhe promovohen vetëm punët e mira në Malësi, Shkodër, Pukë, Vau-Dejës e Fushë-Arrëz.

Por çuditërisht, për problemet reale të qytetarëve flitet shumë pak: mungesa e ujit të pijshëm, rrugët turistike në gjendje katastrofike, problemet me energjinë elektrike dhe shpopullimi i frikshëm i zonave të thella.

Ndoshta do të ishte mirë që drejtuesit politikë të qëndronin pranë njerëzve jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por edhe kur qytetarët përballen çdo ditë me mungesën e shërbimeve bazë.

Sepse Malësia nuk ka nevojë vetëm për foto të bukura. Ka nevojë për ujë, rrugë, energji dhe zgjidhje konkrete.

Nga Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe