Një dhuratë për vendlindjen! Emigrantët financojnë kompanjelin dhe komonën e kishës në Malësinë e Madhe

Publikuar me datë:

Dhjetra banorë u mblodhën në fshatin Goraj Budishtë në Malësinë e Madhe duke përuruar përfundimin e punimeve të kompanjelit dhe komonës së kishës atje.

Famullitari i Kastratit Padër Gazmend Tinaj kremtoi meshën e shenjtë duke dhënë disa mesazhe për besimtarët e pranishëm.

Gjatë predikimit, famullitari Tinaj tha se komona e re e vendosur në kompanjel është një thirrje për të gjithë besimtarët katolik që të shkojnë në meshë dhe të mos e braktisin kishën dhe besimin.

Në fund, kleriku që kremtoi këtë meshë të shenjtë falenderoi dy kontributorët kryesor Salvator Spathari, emigrant në Kanada dhe Aleks Mreshaj, emigrant në SHBA, të cilët financuan kompanjelin dhe komonën si dhe më herët edhe shtatoren e Zojës në oborrin e kësaj kishe me shpresën që emigrantët të mos e harrojnë vendlindjen e tyre.

Pas meshës së shenjtë, aktiviteti vijoi me një festë ku banorë të Goraj Budishtë dhe emigrant të ardhur për pushime qëndruan disa orë me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk...

Guatemalë/ Shpërthen vullkani, tre rajone në alarm nga llava, zhvendosen 1700 persona

Mbi 1,699 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë...