Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Publikuar me datë:

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti të ndodhur rreth një muaj më parë në rrugën e Shtojit, ku sipas saj, nëna e saj e moshuar është përplasur nga një automjet.

Sipas denoncimit, drejtuesi i mjetit nuk është ndalur pas përplasjes, por është larguar duke e lënë të moshuarën të shtrirë në rrugë. Vajza pretendon se shoferi nuk ka dhënë ndihmën e parë dhe as nuk ka njoftuar shërbimet e emergjencës.

Ajo e ka bërë publik rastin në një reagim pas kontrolleve të shtuara të Policisë Rrugore në qarkun e Shkodrës, duke shprehur mbështetje për masat ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

“Ju lumtë dora policisë që gjobit shoferët, se e meritojnë. Ma ka shkelur mamin tim makina në rrugën e Shtojit para një muaji dhe nuk është ndalur shoferi. Bravo policisë dhe djemve të rinj të policisë, ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë”, shkruan ajo.

Rasti ngre sërish shqetësimin për sigurinë e këmbësorëve në rrugë dhe veçanërisht për sjelljen e drejtuesve të mjeteve pas aksidenteve.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset e qarkut të Shkodrës përmes radarëve, dronëve dhe mjeteve të tjera të monitorimit, me fokus evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve.

Për rastin e denoncuar nga qytetarja nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi identifikimin e drejtuesit të automjetit apo hetimin e ngjarjes.

Burimi: Shkodra Live

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...