Një banor i zonës ka denoncuar gjendjen e rrugës së Brojës, e cila, sipas tij, prej rreth një jave është e pakalueshme.
Banori shprehet se pavarësisht situatës, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim në terren nga Bashkia.
“Jemi njerëz dhe kemi nevojë për shërbime. Kemi probleme me rrugën, me ndriçimin dhe me mungesën e ndërhyrjeve. Ju lutemi, bëjeni publike situatën”, shkruan ai në mesazhin e dërguar bashkë me fotot.
Burimi: Zani i Veriut


