Situata me furnizimin me ujë të pijshëm vijon të mbetet shqetësuese në Malësinë e Madhe. Banorët e fshatit Qafëgradë kanë ngritur shqetësimet e tyre për mungesën e ujit gjatë një takimi me deputetin Bujar Rexha, i cili ishte sot në zonë.
Gjatë takimit, banorët kanë paraqitur problematikat me të cilat përballen dhe kanë kërkuar ndërhyrje për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pas takimit, deputeti Bujar Rexha u shpreh se diskutimi u përqendrua te problematikat e komunitetit dhe mënyrat për gjetjen e zgjidhjeve konkrete.
“Takimi me banorët e Qafëgradës na dha mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet e tyre dhe të diskutojmë për zgjidhjet që kërkojnë këto problematika”, deklaroi Rexha.

