Tërmet në Elbasan, ja sa ballë ishte magnituda e lëkundjeve sizmike

Pasditen e sotme, një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim dhe panik mes banorëve.

Lëkundjet sizmike u ndjenë fuqishëm në qytetin e Elbasanit, menjëherë pas rënies së tërmetit në orën 16:28.

Informacionet sizmologjike tregojnë se epiqendra e tërmetit është lokalizuar vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit, afërsisht 37 kilometra në juglindje të Tiranës, me koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E.

Tërmeti është shënuar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raportimeve të para nga autoritetet dhe shërbimet e emergjencës civile, nuk janë konstatuar dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe