I dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

Publikuar me datë:

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor të koduar “FAST”.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u realizua nga Sektori për Kërkimin FAST Albania në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas lokalizimit dhe identifikimit të personit të kërkuar.

Në pranga ka rënë Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë, ndaj të cilit autoritetet italiane kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, Gjykata e Apelit e Romës, me një vendim të marsit 2025, e ka dënuar Likën me 6 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë, ku ai pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident i rëndë në Kosovë, 7 të plagosur pranë kufirit me Shqipërinë

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Aksion i befasishëm në Tiranë dhe Krujë/ Kokainë, armë e automjet luksoz, në pranga 2 persona

Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë...

Ish-kandidati i PS në Shkodër kundër reformës territoriale për shkrirjen e Fushë Arrëzit: E padrejtë

Edhe ish-kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër,...