Rijetëzimi i kullave tradicionale në veri, përfundon faza e parë e dokumentimit

Publikuar me datë:

Projekti për rijetëzimin e kullave tradicionale në veri të Shqipërisë ka mbyllur fazën e parë të punës, e cila u përqendrua në identifikimin dhe dokumentimin e këtyre objekteve të trashëgimisë kulturore. Gjatë këtij procesi është krijuar një bazë e detajuar të dhënash, që do të shërbejë si themel për restaurimin dhe integrimin e kullave në ofertën turistike.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Helidon Sokoli, pas përfundimit të dokumentimit, vëmendja është përqendruar te pajisja e pronarëve me certifikata pronësie, një procedurë e nevojshme për zbatimin e mëtejshëm të programit.

DRTK Shkodër mbulon qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, ku po zhvillohet ky projekt me synimin për ta kthyer trashëgiminë kulturore në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Në fazën e parë, të realizuar gjatë viteve 2025–2026, janë evidentuar rreth 500 kulla tradicionale dhe janë hartuar projekte tip për secilin prej katër qarqeve. Ndërsa faza e dytë, e planifikuar për periudhën 2026–2028, do të përfshijë restaurimin e kullave, funksionalizimin e tyre, përfshirjen në itinerare turistike dhe bashkëpunimin me operatorët e turizmit për krijimin e produkteve të reja.

Qëllimi i programit është që kullat tradicionale të mos mbeten vetëm dëshmi të së kaluarës, por të shndërrohen në destinacione me vlerë për turizmin e qëndrueshëm në veriun e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banorët e Selenicës mobilizohen kundër reformës territoriale

Debatet mbi reformën e re territoriale u rikthyen këtë...

Kriza në Ceuta, 22 vende të BE-së kërkojnë takim urgjent për valën e emigrantëve

Udhëheqës nga 22 shtete të Bashkimit Evropian kanë kërkuar...