Koçeku: “Po harrohet historia e një populli të masakruar. Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja, ka reaguar kundër nismës për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur këtë çështje me zbulimet e fundit në Zubin Potok, ku po vijojnë gërkimet për gjetjen e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Koçeku deklaron se ndërsa në Kosovë po kërkohen ende viktimat e luftës dhe dyshohet për një varrezë masive me rreth 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, institucionet shqiptare po flasin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë.

“Para dy ditësh filluan gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet për një varrezë masive me 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e 6 prej tyre”, shkruan deputetja.

Ajo përmend gjithashtu se gjatë kontrolleve në zonë është gjetur armatim dhe është arrestuar një person që dyshohet se ka qenë pjesëtar i Armatës Jugosllave.
Sipas Koçekut, hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk mund të trajtohet vetëm si çështje diplomatike apo ekonomike, duke kërkuar që të merret parasysh edhe historia e dhimbshme e shqiptarëve të Kosovës.
“Flitet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale dhe përfitime ekonomike, por harrohet më e rëndësishmja: realiteti i një populli të masakruar”, shprehet ajo.
Deputetja kritikon mungesën e qartësisë nga institucionet shqiptare, duke thënë se deri tani janë dhënë vetëm “sqarime të turbullta” për këtë çështje.

Ndërkohë, ajo njofton se të dielën priten protesta në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe, duke theksuar se kjo çështje “nuk është një punë që kalon lehtë”.
“Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë dhe fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive të trupave të vrarë edhe pas më shumë se 25 vitesh”, përfundon reagimi i Marjana Koçekut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...