Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Publikuar me datë:

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 19-të të operacionit të koduar “Storm”, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda speciale hetimi.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, e cila dyshohet se kishte organizuar aktivitet të kundërligjshëm prostitucioni në një ambient të marrë me qira.

Sipas burimeve zyrtare, e reja kishte përshtatur ambientin në lagjen nr. 4 të Durrësit për ushtrimin e kësaj veprimtarie, me qëllim përfitimin e të ardhurave monetare.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, shtetasja ka refuzuar të hapë derën e ambientit, e cila është hapur më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 3 shtetas shqiptarë për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një pasaportë të shtetases së huaj, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]