Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

Publikuar me datë:

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Gimbo, ka ndarë detaje të reja nga jeta e tij personale dhe projektet muzikore gjatë një interviste në Goca dhe gra.

Teksa foli për marrëdhënien me Selin Bollatin, romancë e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gimbo zbuloi se lidhja e tyre po vijon edhe jashtë formatit dhe madje ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara.

Ai tregoi për takimin e partneres me mamanë e tij, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka shkuar mjaft mirë.

“Çika është duke u bërë gati (qesh). Selinës i kam treguar që do të të dërgoj, e kishim një takim shumë të mirë, u kënaqëm. Ishalla kështu vazhdon”, u shpreh ai, duke reflektuar një raport të ngrohtë dhe pozitiv mes tyre.

Nga ana tjetër, ish-banori ndau edhe planet në muzikë, duke zbuluar se është duke punuar për një album të ri në bashkëpunim me Gjesti, fitues i Big Brother VIP Albania 4.

“Albumi ka të veçantë, secila këngë është ndryshe nga tjetra, është një sound i ri. Nuk e keni ndjerë ndonjëherë, për këtë jemi munduar ta bëjmë në mënyra autentike të muzikës shqiptare”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të...

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

Ndërtimi i linjës hekurudhore, Tiranë–Durrës–Rinas, do të sjellë bllokimin e qarkullimit në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës. Sipas njoftimit të ndarë për mediat, kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në 3 faza, ndërsa është njoftuar dhe si do të devijohet lëvizja e […]

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së...

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar...