Bilanci/ Mbi 2 milionë qytetarë dhe 950 mijë automjete kaluan në pikat kufitare në 6-mujorin e parë të 2026 në pikat kufitare të qarkut Shkodër

Publikuar me datë:

Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të numrit të turistëve dhe automjeteve, Policia Rrugore e Shkodrës ka implementuar një plan të dedikuar masash për të ruajtur sigurinë dhe për të shmangur bllokimet në rrugët kryesore të qarkut.

Komisari Ermal Zenelaj, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër, informon se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, nga pikat kufitare të qarkut kanë hyrë dhe dalë afërsisht 2.14 milionë shtetas dhe pothuajse 950 mijë automjete. Në baza ditore, kjo përkthehet në rreth 11,800 qytetarë dhe 5,250 automjete, duke e pozicionuar Shkodrën në mesin e qarqeve me fluksin më të madh të lëvizjeve në vend.

Policia ka identifikuar zonat më të prekura nga ngadalësimet e qarkullimit. Për të përmbushur kërkesat e rritura, janë shtuar patrullimet në terren dhe janë vendosur shërbime shtesë në rrugët me qarkullim të dendur. Monitorimi po realizohet edhe përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, përfshirë dronë dhe radarë.

Zbatimi i këtyre masave ka ndikuar pozitivisht në sigurinë rrugore. Në gjashtëmujorin e parë të vitit janë regjistruar 34 aksidente, ndaj 55 të tilla në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar 21 aksidente më pak. Rënie ka pasur edhe në numrin e viktimave të aksidenteve rrugore.

Një çështje shqetësuese për Policinë Rrugore mbetet drejtimi i automjeteve nga adoleshentët. Zenelaj u drejton një thirrje prindërve që të mos i lejojnë fëmijët e tyre pa leje drejtimi të përdorin mjetet e tyre.

Policia Rrugore nxit qytetarët dhe turistët të respektojnë sinjalistikën, kufizimet e shpejtësisë si dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme, sidomos në segmentet malore dhe në rrugët me trafik të rënduar. Zenelaj thekson se “bashkëpunimi i drejtuesve të mjeteve me Policinë Rrugore mbetet elementi kyç për të garantuar një sezon turistik të sigurt, me sa më pak aksidente dhe me qarkullim normal në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...