Imeldi Sokoli i përgjigjet ministrit për Milot-Balldren: Autostrada prek zonën e mbrojtur dhe rrezikon të jetë më e shtrenjta në Europë

Publikuar me datë:

Pas deklaratave të Ministrit të Infrastrukturës mbi projektin e autostradës Milot–Balldren, ka reaguar urbanisti Imeldi Sokoli, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi gjurmën e projektit, kostot dhe tarifat që do të paguajnë qytetarët.

Në reagimin e tij, Sokoli thotë se ministria nuk ka sqaruar publikisht se ku kalon gjurma e re e autostradës, ndërsa pretendon se projekti prek zonën e mbrojtur të Kunë-Vainit. Ai pyet nëse projekti disponon Vlerësim Strategjik Mjedisor, leje infrastrukturore nga KKTU dhe cilat kanë qenë qëndrimet e institucioneve përgjegjëse.

Sokoli kundërshton edhe argumentet e ministrit për koston prej 364 milionë eurosh të segmentit 16.9 kilometra, duke theksuar se, sipas shpjegimit të dhënë, 181 milionë euro janë për ndërtimin, ndërsa 183 milionë euro për mirëmbajtjen dhe monitorimin e rrugës. Sipas tij, fakti që mirëmbajtja kushton më shumë se vetë ndërtimi ngre pikëpyetje serioze mbi projektin.

Një tjetër kritikë lidhet me tarifën e kalimit. Sokoli pretendon se, sipas studimit të fizibilitetit, një drejtues mjeti do të paguajë 2.5 euro për segmentin Milot–Balldren, ndërsa së bashku me tarifën e segmentit Thumanë–Kashar, kostoja arrin në 5 euro për një drejtim dhe 10 euro vajtje-ardhje.

Për të mbështetur argumentin e tij, ai bën krahasime me autostrada jashtë vendit, duke pretenduar se tarifa për kilometrin në segmentet e reja të aksit Tiranë–Shkodër rezulton disa herë më e lartë se në autostrada të ngjashme në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në përfundim të reagimit, Imeldi Sokoli shprehet se projekti nuk mund të paraqitet si një sukses dhe kërkon më shumë transparencë nga institucionet për kostot, gjurmën e autostradës dhe ndikimin e saj në mjedis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e...

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...