Kostoja e majme e rrugës Milot-Balldren/ Ministri Karakaçi e quan dezinformim

Publikuar me datë:

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës Milot-Balldren, ku është shprehur se për këtë projekt ka një dezinformim.

Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të mosinformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s’është askund i njëjtë; ka fushë, ka mal dhe sipas karakteristikave të territorit ndryshojnë edhe kostot.”-sqaroi ai.

Nga ana tjetër, ai sqaroi se kostoja e përgjithshme e ndërtimit nuk matet vetëm me kilometra.

Në një kontratë koncesionare pagesa përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro,”-thekoi ministri.

Ministri sqaroi se projekti përfshin 2 ura të reja, tunel, rreth 9.5 km rrugë dytësore, sistem elektronik dhe 5 nyje disniveli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...