Opozita godet tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Publikuar me datë:

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi procedurën e votimeve pas miratimit të kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për kalimin direkt në votim të çështjeve të rendit të ditës, për shkak të pamundësisë së zhvillimit të diskutimeve.

Opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa mazhoranca kaloi në votim disa prej pikave të rendit të ditës. Me votat e Partisë Socialiste u miratuan rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK-un, si dhe aktet normative për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe financimin e pjesshëm të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, ku përfshihet edhe koncerti i reperit amerikan Kanye West.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre brenda sallës, ndërsa dëgjoheshin duke thirrur “dorëheqje” dhe “hajdut”.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për shkak se hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Rezultatet e disa prej votimeve:

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025” – 84 pro, 1 abstenim, 2 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025” – 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025” – 82 pro, 1 abstenim, 0 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025” – 83 pro, 1 abstenim, 0 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025” – 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025” – 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025” – 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër.

Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026’” – 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër.

Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare” – 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër.

Seanca vijoi nën tension, ndërsa opozita mbajti të bllokuar foltoren dhe mazhoranca vijoi me votimin e pikave të rendit të ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...