Vapa përvëluese në Shkodër, jo të gjitha çezmat dhe shatërvanët publikë janë funksionalë

Publikuar me datë:

Me rritjen e temperaturave gjatë sezonit veror, shatërvanët, çezmat publike dhe pikat e ujit bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për qytetarët e Shkodrës.

Gjatë ditëve më të nxehta të korrikut, kemi anketuar qytetarët në lidhje me dobishmërinë e këtyre vendve për freskimin e trupit. shumica prej tyre e konsiderojnë këto pika si një ndihmë të vyer për hidratim dhe freskim gjatë lëvizjes në qytet, përveç se shprehin dëshirën për rritjen e numrit të tyre.

Në veçanti, zona qendrore e Shkodrës ofron disa pika ku qytetarët mund të kenë qasje në ujë ose të freskohen. Disa nga këto janë çezma publike, ndërsa të tjera janë ndërtuar nga Myftinia e Shkodrës dhe ofrojnë shërbim për kalimtarët dhe vizitorët çdo ditë.

Megjithatë, jo të gjitha këto pika janë në funksion. Siç është rasti me shatërvanin publik pranë lulishtes së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili nuk funksiononte, duke humbur kështu rolin e tij në një periudhë të nxehtë.

Në përgjithësi, qyteti ofron disa mundësi për t’u freskuar gjatë verës, por qytetarët besojnë se rritja e numrit të çezmave publike dhe sigurimi i funksionimit të të gjitha shatërvanëve do të ndihmonte në lehtësimin e përballjes me temperaturat e larta, si për banorët ashtu edhe për turistët që vizitojnë Shkodrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...