Itali/ Sekuestrohet 770 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në banane

Publikuar me datë:

Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër rast të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar 770 kilogramë kokainë “ekstra të pastër” në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë.

Operacioni u krye nga Policia Financiare italiane (Guardia di Finanza) në bashkëpunim me autoritetet doganore. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e madhe e kokainës ishte fshehur me kujdes brenda një kontejneri frigoriferik, mes dhjetëra paletave me banane.

Kontejneri kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit, ndërsa kontrollet e autoriteteve zbuluan ngarkesën e paligjshme.

Sipas vlerësimeve të policisë italiane, droga e sekuestruar do të kishte një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh në tregun e zi.

Autoritetet e kanë cilësuar operacionin si një nga goditjet më të rëndësishme kundër trafikut të drogës në portin e Vado Ligure gjatë viteve të fundit.

Ky është operacioni i dytë i madh brenda pak javësh në të njëjtin port. Më pak se tre javë më parë, forcat e rendit sekuestruan edhe 340 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 120 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal pas transportit të drogës dhe destinacionin final të ngarkesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...