“Po të kishte burra në Theth…”/ Debat i ashpër mes banorëve para vizitës së Ramës

Publikuar me datë:

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Theth është paraprirë nga tensione dhe debate të forta mes vetë banorëve, të cilët vijojnë të shprehin pakënaqësinë për situatën në zonë pas prishjeve të objekteve të një viti më parë.

Nga disa komunikime nga grupi i operatorëve turistikë të Thethit, kuptohet se banorët diskutojnë mbi organizimin e takimit me kryeministrin dhe kërkojnë që pjesëmarrja të mos kufizohet vetëm te një grup i përzgjedhur.

Në mesazhet e shkëmbyera, disa banorë kërkojnë që gjatë takimit të ngrihen shqetësimet për mungesën e dokumentacionit të pronave, problemet me energjinë elektrike, infrastrukturën rrugore, lejet e ndërtimit dhe dëmet që, sipas tyre, janë shkaktuar nga ndërhyrjet e mëparshme.

Të tjerë propozojnë forma simbolike proteste, duke sugjeruar që në qendër të fshatit të vendosen gjeneratorët që përdoren prej muajsh, si mënyrë për të treguar vështirësitë me të cilat përballen banorët. Ka edhe reagime ku kërkohet të ekspozohen mbetjet e ndërtesave të shembura si shenjë proteste.

Pakënaqësia është shtuar edhe nga pretendimet se jo të gjithë banorët janë njoftuar ose ftuar në takimin me kryeministrin. Në disa mesazhe kritikohet administrimi i vizitës, ndërsa në të tjera shfaqen akuza të forta ndaj personave që kanë pranuar të marrin pjesë në takim.

Mes komenteve nuk mungojnë edhe thirrjet për protestë dhe bllokim të rrugës së Thethit gjatë vizitës së Ramës, me argumentin se komuniteti ka ende shumë probleme të pazgjidhura.

Sipas informacioneve të siguruara, në takimin me kryeministrin është ftuar vetëm një numër i kufizuar banorësh, gjë që ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi te pjesa tjetër e komunitetit, e cila kërkon të dëgjohet drejtpërdrejt.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohen kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara...

Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, synon Spanjën

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma mbetet ende...

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...