Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka përshkruar mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë si një rezultat të rëndësishëm. Në fjalën e saj gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare që u zhvillua në Bruksel, Kos theksoi se Shqipëria ka demonstruar përputhshmëri të plotë me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian dhe ka arritur të përmbushë kriteret për sundimin e ligjit.
“Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një super arritje. Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Këto janë fusha ku Shqipëria është pjesë e familjes evropiane,” tha ajo.
Praktikisht, Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikat e jashtme të BE-së për shumë vite.
Universitetet shqiptare tani janë pjesë e rrjetit evropian të informacionit dhe inovacionit. Më shumë se 50 mijë studentë shqiptarë, që prej përmbushjes së piketave të ndërmjetme për sundimin e ligjit që ndodhi muajin e kaluar, përfitojnë nga një mundësi që çdo vend duhet ta kalojë.
Duhet të theksojmë se reformat në këtë drejtim kërkojnë thellim, duke qenë se Shqipëria vazhdon të ecë përpara.
Kjo është arsyeja pse ne këmbëngulim te reformat thelbësore në Shqipëri. Vendimet tona merren në një mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse, dhe ky proces duhet të përfshijë shoqërinë civile dhe publikun e gjerë,” u shpreh ajo.

