Laç/ Vrasja e Ilir Gjinit, gjendet një tjetër pistoletë në vendin e ngjarjes

Publikuar me datë:

Policia ka zbuluar një armë të dytë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i Ilir Gjinit, një krim që u regjistrua mbrëmjen e datës 9 korrik në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit.

Sipas informacioneve, arma e gjetur është një revolver që është dërguar për analizë, e cila do të përcaktojë nëse ajo ka qenë përdorur gjatë ngjarjes dhe kujt i takon.

Hetuesit kanë sugjeruar se nuk kanë qenë vetëm viktima dhe autori në vendin e ngjarjes, por që aty mund të kenë qenë edhe persona të tjerë të pranishëm ose të përfshirë në incident.

Autor i krimit është shpallur në kërkim Emiljan Suti alias Artur Suti. Ai ka qëlluar Gjinin me shtatë plumba sapo ky i fundit ka zbritur nga automjeti pranë hyrjes së pallatit ku jetonte. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, Gjini është ndjekur dhe është goditur sërish pranë hyrjes së godinës.

Pasi u qëllua, 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ndërron jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Viktima, i njohur me katër mbiemra: Kokaj, Lika, Gjini e Nure, dhe autori ishin banorë të të njëjtës lagje, ndërkohë që kishin pasur një konflikt disa kohë më parë.

Sa i përket Emiljan Sutit, alias Artur Suti, ai është një emër i njohur për policinë. Suti ka marrë dënimin me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i arrestuar në Belgjikë për akuzat e vjedhjes. Po ashtu, në vitin 2011, ai ka arritur t’i shpëtojë një atentati para komisariatit të Kurbinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

5 të plagosur/ Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Arrestohen 4 persona, sulmuan gazetarët në Bregun Perëndimor

Katër individë izraelitë janë arrestuar në Bregun Perëndimor me...

Shkodra tronditet sërish. Humb jetën qytetari nga të shtënat me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e...