Turizmi peng i infrastrukturës, rruga Koplik–Culaj në gjendje të amortizuar prej vitesh

Publikuar me datë:

Gjendja e rënduar e rrugës Koplik–Culaj po vijon të pengojë zhvillimin e turizmit në zonën e liqenit. Segmenti rrugor, i ngushtë, i amortizuar dhe me gropa të shumta, si edhe kanalet e papastruara dhe shkurret që kanë pushtuar anët e rrugës, prej vitesh mbetet pa ndërhyrje.

Problematika u pa nga afër edhe nga deputeti Bujar Rexha, i cili vizitoi zonën pasditen e së premtes. Sipas banorëve dhe operatorëve turistikë, shumë turistë të huaj që udhëtojnë me rulota detyrohen të kthehen mbrapsht, pasi nuk arrijnë të shkojnë pranë bregut të liqenit, veçanërisht për shkak të gjendjes së rëndë të 200 metrave të fundit të rrugës.

Deputeti Rexha deklaroi se do të vazhdojë të kërkojë në Kuvend dhe pranë qeverisë rikonstruksionin e plotë të aksit Koplik–Culaj, si dhe të rrugës Bajzë–Gashaj, duke i konsideruar ato investime të domosdoshme për zhvillimin e turizmit liqenor dhe ekonomisë së zonës.

Imazhi nga Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse nuk shkoi te Chelsea? Xhaka tregon arsyen e qëndrimit te Sunderland

Granit Xhaka ka zbuluar arsyen që e shtyu të...

Rruga e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit,...

Shi në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë

Një stuhi e shoqëruar nga reshje intensive ka goditur...