Akuzohet për zjarrvënie, arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Publikuar me datë:

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokën e fqinjit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në pronën ngjitur, në pronësi të shtetasit A. A.

Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan 57-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...