Iniciativë e rrallë në Shkodër: Fermeri përgatit një varg gjigant me qepë autoktone për ta vendosur mbi Urën e Mesit

Publikuar me datë:

Një aktivitet i veçantë pritet të zhvillohet këtë të mërkurë në zonën e Postribës, ku fermeri Kujtim Plangaj ka realizuar një varg prej afro 110 metrash të gjatë, të përbërë nga qepë autoktone shqiptare.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka ftuar banorët dhe dashamirësit e bujqësisë që t’i bashkohen transportimit të vargut në këmbë drejt Urës së Mesit, në një itinerar prej rreth 1.7 kilometrash.

Sipas organizatorit, nisma do të nisë në orën 10:00 dhe synon që vargu i qepëve të vendoset përgjatë Urës së Mesit, monumentit të njohur kulturor që shtrihet në një gjatësi prej rreth 108 metrash.

Përveç karakterit simbolik, aktiviteti ka si qëllim promovimin e qepës autoktone shqiptare, si dhe vlerësimin e prodhimeve vendase dhe traditës bujqësore të zonës.

Kujtim Plangaj është i njohur në Postribë për angazhimin e tij në kultivimin organik të perimeve dhe përpjekjet për ruajtjen e farërave dhe varieteteve tradicionale shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Deputetit Gjoni denoncon gjendjen e degraduat të aksit Lezhë–Shkodër, pranë Ures së Dajçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur shqetësimin...

AKSK: Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare, janë mashtrime online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një...

BE për Serbinë: “Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës”

Përplasje në Bashkimin Europian për anëtarësimin e Serbisë. Brukseli po...