Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Publikuar me datë:

Nadir Çausholli, pronari i farmacisë “CFO Pharma”, është përfshirë në një incident të dhunshëm dhe banal. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së Hënës (6 korrik 2026), në qendër të Tiranës, në ish-Bllokun e njohur.

Një video që po qarkullon në internet e tregon Çaushollin në një përleshje me një individ tjetër, i cili identifikohet si pronari i një lokali në zonë.

Edhe pse motivet për këtë ngjarje ende nuk janë të qarta, burime të redaksisë njoftojnë se viktima ka paraqitur një kallëzim penal ndaj Çaushollit për “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

Nga pamjet e videos, Nadir Çausholli, i veshur me këmishë të bardhë, duket të jetë në përpjekje për të goditur një person tjetër, që nuk është kapur mirë nga kamerat e sigurisë.

Reagimi i Çaushollit duket se është mjaft i fortë. Në fillim të videos, ai shfaqet me duar të ngritura, si shenjë “paqeje”, por në sekondat e mëvonshme, ai tenton të godasë me këmbë individin tjetër. Disa persona përpiqen të ndërhyjnë për të qetësuar situatën, por pronari i kompanisë farmaceutike vazhdon të shfaqë një qëndrim konfliktual, pavarësisht përpjekjeve të shoqëruesve të tij për ta larguar nga vendngjarja dhe për ta nxjerrë në trotuar.

Nadir Çausholli është një nga pronarët e depove më të rëndësishme farmaceutike në Shqipëri, por duket se aktiviteti i tij tregtar po përballet me sfida. Pothuajse disa muaj më parë, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar masa sigurie për disa nga vartësit e tij në ‘CFO Pharma’, të cilët dyshohen për përfshirje në një skemë mashtrimi rreth rimbursimit të ilaçeve, që rezultoi në një dëm ekonomik prej rreth 700 mijë eurosh për Buxhetin e Shtetit.

Po ashtu, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) zbuloj se dëmi financiar nga kjo skemë e dyshuar mashtruese është në të vërtetë edhe më i lartë, duke tejkaluar shumën prej 2.3 milionë eurosh.

Nga Bold News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...