Lejuan kultivimin e lëndëve narkotike/ AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Policisë Divjakë

Publikuar me datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1,426 bimëve narkotike kanabis sativa të kultivuara në këtë zonë.

Burime bëjnë me dije se rasti është referuar në Prokurori, pasi dyshohet se drejtuesit e komisariatit nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e parcelave të mbjella me kanabis.

Parcela me lëndë narkotike u zbulua pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore. Gjatë operacionit u sekuestruan 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar...

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin...