Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Nuk iu shmanga përgjegjësisë, për penalltinë vendosi Ancelotti

Publikuar me datë:

Vinicius u shfaq dukshëm i prekur pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia.

Rezultati përfundimtar ishte 2-1 në favor të rivalëve, ndërsa çdo gjë mund të ndryshonte nëse Bruno Guimaraesh nuk do të gabonte nga penalltia në pjesën e parë.

Ançeloti nuk e la Viniciusin që të godiste penalltinë dhe ky vendim është konfirmuar nga vetë sulmuesi i Real Madrid.

“Trajneri zgjedh më parë se kush do të gjuajë. Ai zgjodhi Brunon. Unë kurrë nuk kam qenë një lojtar mendjemadh dhe nuk kam kërkuar të jem golashënuesi më i mirë. Ai mendoi se Bruno gjuan më mirë se unë dhe për këtë arsye e zgjodhi. Unë kurrë nuk i kam ikur përgjegjësisë.

Shumë njerëz do të thonë se nuk desha të gjuaj, por unë kurrë nuk i kam shmangur përgjegjësitë. Unë i gjuaj penalltitë te Real Madridi kur trajneri më zgjedh. Duhet të përgatitemi më mirë për Botërorin e ardhshëm dhe ndeshjet e ardhshme.

Nuk pati asnjë debat. Trajneri zgjodhi Brunon dhe ne stërvitemi çdo ditë për këto situata. Ishte e drejtë që ai ta gjuante. Fatkeqësisht gaboi. Futbolli është kështu. Duhet të ecim përpara me kokën lart. Kam shumë forcë për Brunon pas Botërorit që ka bërë. Është për të ardhur keq që do të mbetet i shënuar nga ajo penallti”, u shpreh Vinicius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...