Nga punëtor i pushtetit në kritik të tij/ Haderi sulmon botoksin duke harruar shefen Spiropali

Publikuar me datë:

Me një postim të gjatë në Facebook, ish-drejtori i pezulluar i AKU Shkodër, Ramir Haderi, ka zgjedhur të sulmojë ata që i quan “çakenj pranë pushtetit”, duke folur për arrogancën, privilegjet dhe njerëzit që, sipas tij, janë dehur nga pushteti. Në fund të mesazhit, ai nuk kursen as ironinë ndaj “fytyrave botoksume” që rrethojnë pushtetin.

Por ky reagim vjen nga një njeri që për vite me radhë është konsideruar ndër më të afërtit e Elisa Spiropalit dhe Benet Becit, duke qenë shpesh mbrojtës i linjës dhe interesave të tyre politike në Shkodër. Haderi u pezullua nga detyra për shkelje në detyrë, vetëm pak javë pasi u bë protagonist i një incidenti ku u godit nga persona ende të paidentifikuar.

Nëse me shprehjen për “fytyrat botoksume” ai synon të godasë drejtuesen e re të AKU-së, Blerina Gjylametin, duket se ka harruar një detaj jo të vogël: fytyra që ka pësuar transformimin më të dukshëm estetik gjatë viteve të qeverisjes së Rilindjes është pikërisht ajo e shefes së tij politike, Elisa Spiropali.

Prandaj statusi i Haderit ngjan më shumë me një shpërthim pakënaqësie pas largimit nga posti sesa me një reflektim të sinqertë për njerëzit që qëndrojnë pranë pushtetit. Në fund të fundit, deri dje ai ishte pjesë e rrethit që sot po kritikon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...