Arben Kola: “Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze pranë saj”

Publikuar me datë:

Arben Kola, një nga organizatorët e protestës, nënvizoi se demonstratat do të vazhdojnë në një atmosferë paqësore derisa të realizohet qëllimi politik i tyre. Ai e akuzoi qeverinë për të nxitur dhunë gjatë këtyre tubimeve.

Kolë theksoi se organizatorët janë angazhuar për të ruajtur qetësinë e protestës, pavarësisht incidenteve që ndodhën dje në komisariatin nr.3.

Kola gjithashtu sugjeroi se individët që u angazhuan në dhunë gjatë protestës janë të financuar nga qeveria ose nga grupe që i qëndrojnë afër saj.

“Një ditë paradite, edhe dje e sot, ne theksojmë se protesta do të mbetet paqësore deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të oligarkëve dhe qeverisë për të provokuar dhunë. E thamë edhe dje përmes mikrofonit se protesta mbaroi aty dhe kush dëshiron të shkojë në shtëpi, le të shkojë; kush do të qëndrojë, të qëndrojë. Ata që ushtrojnë dhunë janë persona të financuar nga qeveria,” shprehu ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]