Kërkon shuarjen e masës, Apeli i Posaçëm shqyrton sot kërkesën e Belinda Ballukut

Publikuar me datë:

Apeli i Posaçëm në GJKKO do shqyrtojë sot kërkesën e deputetes Belinda Balluku, për heqjen e masës ‘pezullimi nga detyra’ masë e cila nuk është më në fuqi sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.

Kjo kërkesë iu rrëzua Balllukut në GJKKO, vendim i marrë nga gjyqtari Erion Çela.

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku akuzohet për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’ dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related