Një tërmet që arriti magnitudën 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar të enjten, në orën 18:50, në zonën e Kali Limenes, në ishullin e Kretës.
Sipas informacioneve, epiqendra e këtij lëkundjeje është gjetur rreth 30 kilometra në jug të qytetit Heraklion, me një thellësi fokale të përafërt prej 5 kilometrash.
Lëkundjet kanë qenë të ndjera në disa zona të ishullit, duke përfshirë afërsinë e Kali Limenes, por deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo për persona të lënduar. Autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë situatën.

