Të premten temperaturat arrijnë deri në 34 gradë Celsius, rrezik zjarresh

Publikuar me datë:

Temperaturat e ngritura që kanë goditur Shqipërinë, sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencave, paraqesin një rrezik për zjarre, veçanarisht në zonat me pyje.

Metereologët parashikojnë një rrezik më të madh për zjarr të premten në jugperëndim të qarkut Shkodër dhe në verilindje të qarkut Fier. Ndërkohë, në pjesët e tjera të Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Fierit, rreziku për zjarre pritet të jetë më i moderuar.

Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, sipas meteorologëve, shfaqin një rrezik më të ulët për t’u prekur nga flakët.

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 34 gradë Celsius të premten. Edhe temperaturat minimale pritet të jenë të larta, duke shkuar deri në 22 gradë. Kjo do të shkaktojë që freskia e pritur të mungojë si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje.

Gjatë pasdites së së enjtes dhe të premtes, reshjet e shiut do të jenë të pranishme. Ato parashikohen të jenë të dobëta deri në mesatare lokale, me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Në pjesë të tjera të territorit, reshjet e dobëta lokale nuk përjashtohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

480 viktima në Holandë nga i nxehti

Rreth 480 persona humbën jetën në Holandë si pasojë...

“Parlament analfabetësh. Gënjeshtar!”/ Aktivistja përplaset me deputetin e PS

Kësaj dite, aktivistja Sidorela Vatnikaj dhe deputeti i Partisë...