Sulmohet grupi i xhirimit i Top News

Tensione janë regjistruar pasditen e kësaj të enjte në protestën te Kryeministria, ku protestuesit nuk kanë lejuar praninë e mediave.

Sipas videos së publikuar në media, gjatë raportimit nga terreni, gazetarja dhe operatori i Top News u përballën me fyerje, shtyrje dhe thirrje agresive nga një grup protestuesish.

Në pamjet e publikuara dëgjohen thirrje si “Zhdukuni” dhe “Ikni”, ndërsa situata është tensionuar mes tyre.

Rasti vjen në ditën e 33-të të protestës, ku mijëra qytetarë, brenda dhe jashtë kufijve kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndëra vetë ky i fundit deklaroi sërish ditën e sotme, se dorëheqja e tij nuk është një opsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe