Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë pas denoncimeve për aktivitet të paligjshëm në shtratin e Lumit të Valbonës, duke konstatuar shkelje gjatë një inspektimi në terren.
Sipas deklaratës zyrtare, gjatë kontrollit u evidentua se subjekti “Sh. Mulosmani” po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi.
Për shkeljet e konstatuara, IKMT ka vendosur masë administrative me gjobë në vlerën 2 milionë lekë, si dhe pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit.
Po ashtu, subjekti është ngarkuar me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e shkaktuara nga aktiviteti i paligjshëm.
IKMT bën me dije se do të vijojë kontrollet në terren për të parandaluar ndërhyrjet e paligjshme që cenojnë mjedisin dhe territorin.


