Qeveria ndryshon ligjin për tubimet, gjoba deri në 500 mijë lekë dhe kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

Publikuar me datë:

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy akte normative që parashikojnë kompensimin e bizneseve për dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestave të 13–22 tetorit, si dhe ndryshime në ligjin për tubimet.

Skema e kompensimit do të përfshijë personat fizikë dhe juridikë privatë që ushtrojnë aktivitet si biznese dhe kanë qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën tatimore të vitit 2025.

Akti i dytë normativ sjell kufizime të përkohshme për zhvillimin e tubimeve në zona të caktuara, ku përfshihen stacionet dhe terminalet e transportit publik, portet, aeroportet, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe objektet e trashëgimisë kulturore.

Kufizime mund të vendosen edhe në zona të tjera, me vendim të këshillave bashkiakë, në rastet kur janë dokumentuar shkelje të përsëritura kundër personit ose pronës.

Ndryshimet prekin edhe komunikimet në rrjetet sociale, postën elektronike dhe telefoninë, kur ato përmbajnë thirrje për dhunë në kuadër të organizimit ose zhvillimit të tubimeve. Në këto raste, Policia e Shtetit do të kërkojë fshirjen e përmbajtjes dhe mos përsëritjen e veprimeve, duke njoftuar personat përgjegjës për shkeljen e legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë, gjobat administrative për kundërvajtjet e parashikuara në ligj do të variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë.

Në mbledhjen e 28 tetorit, qeveria miratoi gjithashtu mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erjon Vishkullit në vlerën 5 milionë lekë, si dhe Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe planin e veprimit deri në vitin 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fox News: Kongresmenët republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, kërkohet informacion për çështjen Balluku

Dy ligjvënës republikanë i kanë drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Në letrën e tyre, të cituar nga Fox News, ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë autoritetin e vet për të vendosur kufizime vizash ndaj zyrtarëve shqiptarë […]