Spiropali sulmon sërish Ramën. Hedh tezën e “shqiptarit të ri”

Publikuar me datë:

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar në Podgoricë.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se në Podgoricë pa diçka më të madhe se një grup të rinjsh, pa atë që ajo e quajti ‘shqiptari i ri’.

“Shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen”, shkruan Spiropali, fjali e marrë si “thumb” për Edi Ramën në një kohë që mijëra qytetarë protestojnë poshte zyrës së tij dhe i kërkojnë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Zemra mal nga energjia në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar, ku pashë diçka shumë më të madhe se një grup të rinjsh.

Ndjeva shqiptarët e rinj.

Nuk është thjesht një moshë, por një mentalitet. Ai djalë e ajo vajzë që nuk e mat veten me sa ka, por me sa di. Që nuk pyet “kë njoh”, por “çfarë mund të ndërtoj”. Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart. E pashë tek të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, por në fakt ‘shqiptari i ri’ gjendet kudo ka shqiptarë!

Brezat para nesh luftuan për t’u çliruar e mbijetuar. Ata na dhanë gjuhën, flamurin, identitetin, dhe ne u jemi përjetësisht borxhli.

Por shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen.

Ky është dhe vizioni që na bashkon, shqiptarë të një gjaku kudo që rrahin zemrat tona, në Tiranë e në Tuz, në Ulqin, Plavë, Guci, Shkup, Preshevë e në Prishtinë, në çdo skaj të botës.

Të zhvilluar, të lirë. E ardhmja i përket atyre që guxojnë.

Faleminderit Forumit Shqiptar që po e ushqen këtë frymë. Faleminderit shqiptarëve të rinj kudo janë. Ju jeni dëshmia se Kombi ynë nuk ka vetëm të kaluar të lavdishme, por edhe të ardhme që do të na bëjë krenarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Presidenti liron 466 të dënuar

Presidenti ka shpallur ligjin për amnistinë penale, duke bërë...

Mjeku Ramës: “Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka”

Në protestën e 31-të para Kryeministrisë, mjeku Ilir Allkja...

Mallakastër/ Kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident rrugor ka ndodhur të martën mbasdite në...

Aksident në Pogradec, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital

Një aksident tjetër ka ndodhur në Pogradec, konkretisht në...