IKMT: Gjobë 2 milionë lekë dhe pezullim aktiviteti për shfrytëzim të paligjshëm në lumin e Valbonës

Publikuar me datë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë pas denoncimeve për aktivitet të paligjshëm në shtratin e Lumit të Valbonës, duke konstatuar shkelje gjatë një inspektimi në terren.

Sipas deklaratës zyrtare, gjatë kontrollit u evidentua se subjekti “Sh. Mulosmani” po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi.

Për shkeljet e konstatuara, IKMT ka vendosur masë administrative me gjobë në vlerën 2 milionë lekë, si dhe pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit.

Po ashtu, subjekti është ngarkuar me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e shkaktuara nga aktiviteti i paligjshëm.

IKMT bën me dije se do të vijojë kontrollet në terren për të parandaluar ndërhyrjet e paligjshme që cenojnë mjedisin dhe territorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...