Vllaznia dhe Eslit Sala ndajnë rrugët, klubi falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë

Publikuar me datë:

KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Eslit Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar me fanellën kuqeblu.

Në një mesazh të publikuar nga klubi shkodran, Vllaznia vlerëson profesionalizmin, sakrificat dhe angazhimin e Salës gjatë kohës që ka qenë pjesë e skuadrës, duke theksuar se ai ka mbrojtur me dinjitet ngjyrat kuqeblu në çdo minutë të aktivizimit të tij.

“Rrugëtimi yt me fanellën kuqeblu mbyllet, por kontributi dhe përkushtimi yt do të mbeten pjesë e Vllaznisë”, shkruhet në reagimin e klubit.

Në fund, drejtuesit e Vllaznisë i kanë uruar futbollistit suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo hap të së ardhmes së tij, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë për skuadrën shkodrane.

“Faleminderit për gjithçka dhe suksese, Eslit!”, mbyllet mesazhi i klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Biznesmeni amerikan Elon Musk, i njohur për pronësinë e...

Qytetari për Ballukun: “Kjo ka vjedhur paratë tona! Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës!”

Një qytetar, që ndodhej në sheshin Skënderbej, që shërben...

Protestuesi: “Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet”

Sot, qytetarët organizojnë një protestë të gjerë ndaj kryeministrit,...